Flash

“Në Botëror mund të luante nga 1/8, nuk donte Deschamps”: menaxheri i Karim Benzema publikon imazhet mjekësore

Lapsi.al 27 December 2022
“Në Botëror mund të luante nga 1/8, nuk donte
Beteja mes Karim Benzema dhe Didier Deschamps në Francë vazhdon pa ndalesa. Menaxheri i sulmuesit francez tregoi në rrjetet sociale pamjet e dëmtimit të pësuar nga Topi i Artë, dy ditë para debutimit në Botëror. 34 vjeçari duhej të debutonte në Katar 2022 kundër Australisë, por pas dëmtimit iu kërkua të largohej nga kampi stërvitor. Karim Djaziri nuk ngurroi të niste sulmin: “Benzema ishte i rikuperueshëm nga 1/8, përse i kërkove të largohej kaq shpejt?”. Pyetja cinike i drejtohet trajnerit të Francës. Vetë Benzema – i cili njoftoi largimin përgjithmonë nga kombëtarja me të cilën kishte një marrëdhënie më shumë se turbulente – nuk u përmbajt. Në rrjetet sociale sulmuesi komentoi imazhet e postuara nga menaxheri i tij: “Sepse sapo të shikosh njëherë, e kupton". Sipas rikonstruksionit të bërë nga sulmuesi, Benzema do të kishte qenë në dispozicion në çdo ndeshje të turneut, duke filluar nga 1/8. E, në vend të kësaj, u detyrua të largohej nga grumbullimi. Mbetja në listën prej 26 lojtarësh nuk kishte pastaj asnjë rëndësi: “Kam konsultuar 3 specialistë dhe të gjithë konfirmuan diagnozën. Sipas asaj Karim do të ishte rikuperuar të paktën për të qenë në pankinë”. Rasti ka shpërthyer zyrtarisht prej disa kohësh, por nuk ka shenja zbutjeje.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI