Flash

Video/ Julian Alvarez në telashe në Argjentinë për faj të së fejuarës: "I theu ëndërrat shumë fëmijëve"

Lapsi.al 27 December 2022
Video/ Julian Alvarez në telashe në Argjentinë për faj
Julian Alvarez, sulmuesi argjentinas i Manchester City, është kthyer në një idhull në Argjentinë. E kuptueshme, duke parë rolin e tij vendimtar në edicionin e fundit të Kupës së Botës në Katar. Julian ka bërë një turne fantastik, duke i marrë vendin Lautaro Martinez, fillimisht i preferur titullar. Sulmuesi megjithatë nuk po arrin të shijojë momentin, për shkak të partneres së tij. Emilia Ferrero, në fakt, ka përfunduar në një ciklon polemikash, pikërisht në këto orë.
Ndërsa Julian po shkonte për të festuar natën e Krishtlindjes me të afërmit e tij në Calchin, ai u ndalua nga një grup fëmijësh. Sigurisht ata mezi prisnin për t'i kërkuar autografe dhe selfie yllit të kombëtares. Ata që filmuan skenën ishin prindërit e fëmijëve. Pikërisht ata janë indinjuar nga reagimi i Emilia Ferrero. Partnerja e futbollistit, në një moment, i kthehet grupit dhe i thotë befas: “Djema, tani mjaft, fotoja e fundit dhe pastaj duhet të ikim”. Të menjëhershme kanë qenë reagimet e përdoruesve për videon që u bë virale: “Lëri të vegjlit të bëjnë një foto me idhullin e tyre”. Emilia tashmë, në Argjentinë, është akuzuar se “shkatërroi ëndrravt e shumë fëmijëve”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI