Flash

Ankthi, tërbimi, dëshira për të pirë, e nxirrnin Rooney nga vetja: "Kisha dëshirë të dëmtoja ndonjë"

Lapsi.al 27 December 2022
Ankthi, tërbimi, dëshira për të pirë, e nxirrnin Rooney

Të jesh një futbollist i madh nuk ka vetëm anë pozitive. Dëshmi për këtë është rrëfimi i vuajtjeve të brendshme të një kampioni si Wayne Rooney. Pak kohë më parë tekniku i DC United foli për problemet e tij personale në një intervistë për Daily Mail. E ish-sulmuesi i Anglisë ka pranuar vështirësitë e tij me menaxhimin e presionit.

I PAPËRGATITUR

Rooney, vetëm 16 vjeç, u bë një lojtar i Premier League. "Kam lindur dhe jam rritur pa komoditete në një zonë popullore në Croxteth. Nëna dhe babai im nuk kishin kurrë shumë para. Gjithmonë përjetova debate dhe grindje e pashë nënën time të shkatërronte gjëra. U katapultova, në moshën 16-vjeçare, në një dimension ndërkombëtar. Nuk isha i përgatitur. Nuk ndihesha rehat. Të jesh futbollist ka edhe një anë tjetër të medaljes që nuk e dija. Mu desh shumë kohë të administroja ankthin dhe presionin. Vitet e para te Manchester United, ndoshta derisa patëm fëmijën tim të parë, Kai, unë me të vërtetë isha i mbyllur. Nuk dilja kurrë".

PRESIONI

Një presion i padurueshëm për një djalë si Wayne. "Kam krijuar kaq shumë zemërim. Presioni për të luajtur për United, për Anglinë, për të duruar invazionin e vazhdueshëm të jetës sime private. Për të përballuar gjithçka, ndonjëherë mendoja se zgjidhja ideale ishte të mbyllesha brenda, duke pirë për dy ditë. Nuk i ndava kurrë ndjesitë dhe problemet e mia me djemtë në dhomën e zhveshjes apo edhe me Sir Alex. Edhe sepse të mos isha i qetë në mendjen time më dha atë paparashikueshmëri të mëtejshme në lojë".

ANKTHI

Një ankth që e bëri të bënte disa gabime. "Kam bërë shumë gabime kur isha i ri. Disa përfunduan në media dhe disa jo. Shpesh ato ishin zënka ose akte të lidhura me menaxhimin emocional. Isha gjithmonë i zemëruar. Në atë pikë sa në një sfidë me Chelsea, që vlente Premier League, zëvendësova takat në këpucë, duke përdorur ato më të gjata për të dëmtuar dikë. Kisha disa probleme të vetëkontrollit dhe i zgjidha. Mësova se i ndjeja ato lloj momentesh që po vinin, sikur po afrohej një shpërthim. Edhe gruaja ime është mësuar t'i ndjejë. Kur i dërgoj të gjithë në djall dhe largohem, bëj gabime të rënda". Një dëshmi se fama, nëse nuk menaxhohet mirë, mund të jetë një faktor veçanërisht negativ...

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI