Flash

Pesë vjet kontratë, si lojtar elite për Marcus Thuram: ja plani i Inter për të mundur Newcastle e Bayern Mynih

Lapsi.al 28 December 2022
Pesë vjet kontratë, si lojtar elite për Marcus Thuram: ja plani i

Nga fjalët në vepra: Interi e ka seriozisht për Marcus Thuram. Pas takimit me stafin e sulmuesit në Katar, të përfaqësuar nga agjencia Sport Cover, drejtuesit zikaltër janë gati të zyrtarizojnë ofertën. Francezi, finalist i Botërorit në Katar, do të çlirohet nga Borussia Monchengladbach me parametër zero në qershor. Për të bindur lojtarin është gati një kontratë pesëvjeçare në San Siro me vlerë 5 milionë euro në sezon. Marotta dhe Ausilio duan të nxitojnë sepse duhet të mposhtin konkurrencën e Newcastle dhe Bayern Mynih. Ditët e para të vitit 2023 do të jenë vendimtare për të kuptuar nëse 25-vjeçari francez do të veshë fanellën zikaltër sezonin e ardhshëm.

Lexo më tej: Dumfries, betejë mes Bayern e Chelsea: për të mos dalë të humbur, Inter mendon për Mazraoui

Objektivi është që Marcus Thuram të nënshkruajë në fillim të shkurtit, kur rregullat e FIFA-s ta lejojnë këtë. Sulmuesi ka lindur në Parma dhe është rritur në Torino dhe, për këtë arsye, Italia është një destinacion shumë i mirëpritur. Për djalin e ish-mbrojtësit Lilian Thuram është praktikisht shtëpia e dytë. 25-vjeçari, pasi luajti dhe humbi finalen e Botërorit, mori disa ditë pushim në Nju Jork. Ai do të reflektojë për të ardhmen e tij vetëm në vitin 2023. Lojtari ishte tashmë afër Interit edhe në verën e vitit 2021. Në atë kohë, marrëveshja dështoi për shkak të një dëmtimi. E tani, pas një viti e gjysmë mund të mbërrijë tymi i bardhë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI