Flash

Modric e akuzoi si 'arbitri më i keq': FIFA i jep Orsato titullin e më të mirit në Katar

Lapsi.al 28 December 2022
Modric e akuzoi si 'arbitri më i keq': FIFA i jep Orsato titullin

Daniele Orsato fitoi edicionin e pestë të çmimit ndërkombëtar Giulio Campanati. Arbitri italian u votua si më i mirë i Kupës së Botës në Katar. Edhe pse ai nuk ishte caktuar për ndeshjen finale, sipas mendimit të jurisë, Orsato ofroi shfaqje të patëmetë në të gjitha garat në të cilat ishte i përfshirë. Në veçanti, në gjysmëfinalen Argjentinë-Kroaci. Në atë ndeshje në fakt pati edhe të pakënaqur, me Modric që e quajti "arbitri më i keq".

47-vjeçari mposht polakun Marciniak Daniele Orsato është shpallur arbitri më i mirë në Kupën e Botës zhvilluar së fundmi në Katar. Pas Orsatos u renditën Simon Marciniak, arbitri polak që drejtoi finalen mes Francës dhe Argjentinës. Gjatë Botërorit të Katarit, Daniele Orsato arbitroi tre ndeshje, përballjen hapëse Katar-Ekuador, Argjentinë-Meksikë dhe gjysmëfinalen Argjentinë-Kroaci.

Lexo më tej:Portugalia kishte të drejtë, Kroacia akuzon Orsato: “Një nga arbitrat më të dobët, penallti inekzistente”

Orsato bëhet arbitri i dytë italian që merr një vlerësim të tillë. Në të kaluarën, dy herë pati sukses Nicola Rizzoli. Ai u zgjodh arbitri më i mirë i Botërorit në vitin 2014 dhe i Kampionatit Evropian në 2016. Çmimi ndahet nga një juri e përbërë nga gazetarë sportivë, drejtues, përfaqësues të botës së arbitrave dhe ish-gjyqtarë. Për Daniele Orsaton, kjo është një tjetër njohje e karrierës së tij të madhe, pasi në vitin 2020 ai u zgjodh arbitri më i mirë në botë nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI