Flash

"Qaj diku tjetër", "Do më mësosh ti Angel?": përplasje e ashpër mes Di Maria e Adil Rami për fajin e Dibu

Lapsi.al 28 December 2022
"Qaj diku tjetër", "Do më mësosh ti Angel?":

Kanë kaluar 10 ditë që nga përfundimi i Kupës së Botës në Katar. Argjentina mori trofeun duke mposhtur Francën me penallti në finale, por polemikat nuk kanë mbaruar. Nga çështja e ndërlikuar e Benzema e deri te “karagjozllëqet” e Emiliano Martinezit, shumë gjëra kanë mbetur pezull. E ishte pikërisht sjellja e tepruar e portierit argjentinas që ka shkaktuar një sherr mes bashkatdhetarit të tij Angel di Maria dhe ish-mbrojtësit të kombëtares franceze Adil Rami.

Ditët e fundit Adil Rami kishte 'vjellë' vrer kundër Dibu Martinez. Ai e etiketuar atë pa shumë fjalë si "biri më i madh i kur*ës në botën e futbollit. Personi më i urryer“. Angel Di Maria ka menduar të dalë në mbrojtje të portierit të Albiceleste, duke u përgjigjur në rrjetet sociale: “Dibu është portieri më i mirë në botë, shko qaj diku tjetër”. Cështje e mbyllur? Aspak, sepse ish-qendërmbrojtësi i Milan nuk ka qendruar në heshtje...

Lexo më tej: U tall me Mbappe e ofendoi francezët, Adil Rami shpërthen ndaj Martinez: “Biri i kur*ës më i madh në futboll”

Kampioni i botës me Francën në vitin 2018 ka postuar një histori në Instagram. Francezi ka cituar postime të ndryshme të Di Maria, në të cilat ky i fundit shihet duke qarë për arsye të ndryshme: për një humbje, fitore apo lamtumira nga klubi. Poshtë postimit, francezi vendosi një fjali elokuente: "Do më mësosh ti, Angel?". Insinuata është në thelb se argjentinasi kishte qarë shumë më tepër se ai në të kaluarën. Për momentin Rami ka thënë fjalën e fundit. Por duke ditur karakterin e zjarrtë të argjentinasit nuk është aspak e sigurt që cështja është mbyllur këtu...

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI