Flash

"Juventusi më bëri të dyshoj se nuk dija të luaja": Kulusevski shigjeton ish-klubin e tij

Lapsi.al 28 December 2022
"Juventusi më bëri të dyshoj se nuk dija të

Dejan Kulusevski, fituesi i ri i Topit të Artë suedez 2022, ka ripërshkuar etapat e karrierës së tij. Sulmuesi e ka bërë në një intervistë për mikrofonat e Aftonbladet. 22-vjeçari foli për Juventus, në veçanti se sa e vështirë ishte përvoja e tij te bardhezinjtë, por edhe për Tottenham e Conte.

Suedezi mbërriti në Torino në verën e vitit 2020 nga Parma. Përvoja me Zonjën e Vjetër, megjithatë, nuk shkoi siç shpresonte: “Koha ime te Juventus ishte shumë, shumë e vështirë. Dola më i fortë. Në sezonin e dytë fillova të dyshoj në veten time, duke menduar se nuk isha aq i mirë sa besoja. Është gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë një futbollisti. Kështu që fillova të dyshoj në të gjitha vendimet e marra në fushë”.

Sezoni i dytë në Allianz Stadium ishte më i vështiri. Kështu, Kulusevski ishte më shumë se i lumtur që u largua nga Torino: “Në atë kohë u ndjeva sikur isha në vendin e gabuar. Jam shumë i lumtur që u largova. Tani jam shumë më i fortë dhe kam pasur një sezon të mirë në Premier League. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime, aty doja të luaja”.

TOTTENHAM

Te Tottenham është një histori krejt tjetër dhe Kulusevski është shumë i lumtur: “Në Premier League gjithçka është shumë më e shpejtë. Kisha luajtur keq te Juve, nuk e dija se çfarë do të kisha bërë. Për fat të mirë arrita në një klub që e dinte se kush isha. Me një trajner që më kishte kërkuar disa vite më parë dhe një drejtor sportiv që më kishte blerë te Juventus. Ata e dinin se çfarë mund të bëja. Tani jam në një vend fantastik, brenda dhe jashtë fushës. Do të ketë edhe momente të këqija, por gjërat po shkojnë mirë në klub dhe në kombëtare. Tani, në vend që të kem dyshime kur luaj, e di se ajo që po bëj është gjëja e duhur”.

CONTE

22-vjeçari nga Stokholmi ka folur edhe për Antonio Conte. Kulusevski pranon se e admiron shumë trajnerin e tij: “Ai është shumë i rreptë, ka shumë rregulla. Në të njëjtën kohë, ai është shumë i këndshëm. Me të vërtetë kujdeset për personin që qëndron pas lojtarit. Ai kujdeset për të gjithë në terren, përfshirë të rinjtë. Ka trajnerë që as nuk e drejtojnë skuadrën, por i lënë asistentët të kujdesen. Ai është aty me të gjithë dhe jep çdo ditë çdo gjë që ka. Unë e admiroj”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI