Flash

Mbappé reagon për herë të parë ndaj provokimeve të Emiliano Martinez: "Nuk harxhoj energji për këto gjëra"

Lapsi.al 29 December 2022
Mbappé reagon për herë të parë ndaj provokimeve

Kylian Mbappé thyen heshtjen për festimet përtej normave të portierit argjentinas Emiliano Dibu Martinez. I ngacmuar pas fitores ndaj Strasbourg në Ligue 1, me shumë elegancë sulmuesi shmangu çdo lloj polemike: "Festimet e Emiliano Martinez? Nuk është problemi im. Nuk harxhoj energji për këto gjëra. Gjëja më e rëndësishme për mua është të jap më të mirën nga vetja për klubin tim."

Fillimisht festimi vulgar kur mori çmimin për portierin më të mirë të Kupës së Botës. Pastaj 'minuta e heshtjes' për Mbappe në dhomat e zhveshjes pas finales. E në fund kukulla prej lecke e sulmuesit të PSG-së, që Emiliano mbante në autobus gjatë festimeve. Dibu Martinez me pritjet e tij e çoi Argjentinën në majën e botës, por për sa i përket sportivitetit dhe elegancës, portieri i Aston Villa ka vërtet shumë për të mësuar. Në veçanti nga objekti i provokimeve të tij të vazhdueshme, Kylian Mbappé. Sulmuesi i PSG u rikthye menjëherë në fushë pas zhgënjimit në botëror dhe ishte menjëherë vendimtar. Mbappe shënoi penalltinë, që vendosi ndeshjen me Strasbourg në minutën e 96.

GJESTET QË KRIJUAN POLEMIKAT ME MESSI

Pas ndeshjes, Mbappé foli edhe për Lionel Messi, ende në Argjentinë duke shijuar pushimet e tij të merituara. 24 vjeçari i ka hedhur ujë zjarrit, duke shuar polemikën për shkak të disa gjesteve të keqinterpretuara gjatë finales: “Pas finales fola me Leon dhe e komplimentova. Është ajo që ai ka kërkuar gjatë gjithë jetës së tij dhe po ashtu edhe unë. E tani po pres që Leo të kthehet, në mënyrë që të vazhdojmë të fitojmë së bashku dhe të shënojmë më shumë gola".

I pyetur nëse e ka tretur humbjen në finale, Mbappé ka rrëfyer: "Nuk mendoj se do të tretet ndonjëherë. Tani, siç i thashë trajnerit dhe bashkëlojtarëve të mi, nuk ka asnjë arsye që klubi im të paguajë për një dështim në kombëtare. PSG nuk është përgjegjës për humbjen tonë”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI