Flash

Atë që nuk e bën Valencia e bën Gattuso: gjesti i bukur për festa vlerësohet nga media spanjolle

Lapsi.al 29 December 2022
Atë që nuk e bën Valencia e bën Gattuso: gjesti i bukur

Pavarësisht se e pati të vështirë të gjente një pankinë, pas bojkotit të tifozëve kur u përfol për Tottenham, Gattuso ka treguar edhe një herë se ka një zemër të madhe. Ajo që tekniku italian ka bërë për punonjësit e Valencia është vënë në pah nga të gjitha mediat spanjolle.

“Jeta më ka dhënë shumë. Më pëlqen të bëj dhurata, nuk më pëlqen t'i marr ato. I dua të gjitha festat, por mbi të gjitha Krishtlindjen. Kam pritur gjithmonë dhurata nga babi, mami dhe e gjithë familja. Është diçka që më kujton kur isha i vogël. Është shumë e rëndësishme në shtëpinë time”. Me këto fjalë Gennaro Gattuso shpjegoi gjestin e shpenzimit të mijëra euro për dhurata dhe donacione për të gjithë stafin e klubit spanjoll. Sjellje e vlerësuar nga shtypi dhe tifozët e Valencias, të cilët adhurojnë mënyrën se si ai drejton dhomën e zhveshjes si një familje.

Lexo më tej: Video/ Diakhaby merr kartonin e kuq në pankinë, Gattuso kap me shkelma… shishet e ujit

Nuk është hera e parë që Ringhio bëhet protagonist i gjesteve bujare. Bëri një gjë të tillë, si kur drejtonte grekët e OFI Kretë, ashtu edhe kur stërviste në Pisa. Gattuso kontribuoi nga xhepi i tij për të paguar rrogat e lojtarëve pasi klubet po lundronin në ujëra të këqija. Në vitin 2019 ai hoqi dorë nga dëmshpërblimi i largimit nga Milan për të garantuar pagesën e plotë për stafin e tij. Në fund, në Napoli, gjatë Covid, ai hoqi dorë nga disa rroga për të ndihmuar klubin.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI