Flash

Bruce Willis heq dorë nga aktrimi, shkak një sëmundje në tru

Lapsi.al 30 March 2022
Bruce Willis heq dorë nga aktrimi, shkak një sëmundje në tru

Bruce Willis do të heqë dorë nga karriera e tij e aktrimit pasi u diagnostikua me afazi, një sëmundje që pengon aftësinë e një personi për të folur dhe shkruar. Ishte familja e aktorit që dha detaje për gjendjen e tij.

“Afasia po ndikon në aftësitë e tij njohëse", - thuhet në deklaratë. Willis, 67 vjeç, është i njohur për rolin e John McClane në filmat “Die Hard”, gjë që e bëri atë një yll kinemaje.

“Me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera. Kjo është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi shumë mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme" – thuhej në deklaratën e familjes

Willis ka 5 vajza, tre me aktoren Demi Moore dhe dy me bashkëshorten aktuale Heming-Willis. Karriera e tij si aktor nisi në fillim të viteve ‘80, por ai nuk u bë një emër i njohur deri nga fundi i dekadës me “Die Hard” në 1988.

Që atëherë, filmat e tij duke përfshirë “Shqisa e gjashtë”, “Armageddon” dhe “Pulp Fiction” kanë grumbulluar më shumë se 5 miliardë dollarë në mbarë botën. Ai është nominuar 5 herë për Golden Globes, duke fituar një për filmin “Moonlighting” dhe tre çmime Emmy, duke fituar 2 prej tyre.

Çfarë është afazia?

Është kur një person ka vështirësi me gjuhën ose të folurit e tij. Zakonisht shkaktohet nga dëmtimi në anën e majtë të trurit, si një goditje në tru. Ajo pengon leximin, dëgjimin, të folurin, shtypjen ose shkrimin. Problemet e të folurit janë më të zakonshmet dhe mund të përfshijnë bashkimin e gabuar të fjalëve. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Lufta rrit popullaritetin e Putin në Rusi

Shkalla e pëlqimit të rusëve për Presidentin Vladimir Putin arriti në 83%, nivelin më të lartë në vitet e fundit. Të dhënat dalin në një sondazh të instituti...

21:30

Arsyet pse ndiheni ndryshe pas seksit

Ka shumë arsye pse njeriu mund të ndihet jo rehat, pas seksit! Sipas psikoterapistes Dr. Jenn Mann ne e përjetojmë këtë sindromë kur jemi të emocionuar për d...

21:06

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI