Flash

Pse e vure Alqi Bllakon deputet? Rama: Nuk jam përgjegjës, nëse ai shkeli ligjin!

Lapsi.al 30 March 2022
Pse e vure Alqi Bllakon deputet? Rama: Nuk jam përgjegjës, nëse

Dy janë teoritë që shpjegojnë ofertën e kryeministrit Rama ndaj Alqi Bllakos për një vend në parlament. E para është për t’i dhënë një mburojë nga hetimet e SPAK për inceneratorët, ndërsa e dyta për ta shitur në kohën e duhur, duke dhënë idenë se drejtësia e re po funksionon.

Por kur u pyet nga gazetarët para selisë së PS-së se pse e futi Bllakon në listën e sigurtë të kandidatëve, edhe pse i dinte akuzat që i bëheshin atij për aferën e incenerarotëve, Rama solli si argument padijeninë e tij për shkeljet që kishte kryer deputeti.

“Nuk ka përgjegjësi kolektive dhe zgjedhjet e njerëzve në jetë, zgjedhjet e njerëzve me të cilët vendos të lidhësh jetë, të bësh një rrugë të caktuar në punë, etj etj bazohen mbi një sërë arsyesh dhe kriteresh të cilat nuk prezumojnë për askënd se kush zgjedh është përgjegjës, nëse i zgjedhuri prej tij ose saj në një moment të caktuar shkel ligjin. Për këtë arsye gjërat janë të ndara.Sot që flasim, përgjigjia ime është në parim. Në rastin konkret dhe në të gjitha rastet këtë e cakton drejtësia. Deri kur drejtësia të thotë fjalën e fundit, këta njerëz janë të pafajshëm” tha kryeministri, pas mbledhjes së kryesisë së PS.

Në deklaratën e tij, Rama tha se ndjehej i keqardhur si individ për arrestimin e deputetit, por nuk mbante asnjë përgjegjësi, sepse përgjegjësia ishte individuale.

Të këshilluara

Yuri Kim takon kreun e Policisë së Shtetit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtuesin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, krye...

18:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI