Flash

Prangat për Alqi Bllakon, Alibeaj: Anulimi i mbledhjes së Këshillit të Mandave, e padëgjuar dhe antikushtetuese

Lapsi.al 30 March 2022
Prangat për Alqi Bllakon, Alibeaj: Anulimi i mbledhjes së

Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si anti-kushtuetues vendimin e kryetares së Kuvendit për të anuluar mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

“Kuvendi ka vendosur anulimin e mbledhjes së Këshillit të Mandateve. E çuditshme! E padëgjuar, në shkelje të kushtetutës, rregullores dhe kompetencave të kryetarit të Kuvendit. Nga momenti që kryetari i Kuvendit thërret këshillin, kompetenca i kalon pikërisht këtij këshilli. I duhet atij të mblidhet dhe te shqyrtojë kërkesën e Spak. Dhe në bazë të kërkesës është këshilli ai që vendos. Këshilli i mandateve ka një kërkesë që është pezull, qëndron në dyert e këtij kuvendi dhe pret një përgjigje. Pa këtë përgjigje ka një mangësi procedura e mëtejshme”, tha Alibeaj.

Alibeaj tha se përfaqësuesit e opozitës kanë kërkuar që mbledhja e Këshillit të Mandateve të zhvillohet, pavarësisht se deputeti Alqi Bllako dorëzoi mandatin. Sipas tij Kuvendi duhet të shqyrtojë kërkesën e SPAK dhe vetëm në këtë mqnyrë nuk bëhet pengesë për hetimet.

“Vetëm në këtë mënyrë Kuvendi nuk bëhet pengesë për hetimet. Deputetët të maxhoranës dhe opozitës kanë të drejtë q ëndja kësaj kërkese të prokurorisë të kërkojnë informacion. Nëse këshilli do të mblidhet ne kemi bërë një kërkesë, ka ca çështje që duhet të sqarohen, të cilat kanë dalë publikisht në bazë të punës së lavdërueshme të komisionit hetimor”, theksoi Alibeaj.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se mbledhja e thirrur për në orën 18:00 e Këshillit të Mandateve është anuluar, për shkak se deputeti dorëzoi mandatin.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI