Flash

Nis mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama mbërrin në seli

Lapsi.al 30 March 2022
Nis mbledhja e Kryesisë së PS-së, Rama mbërrin në seli

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste. Kryministri Edi Rama ka mbërritur në selinë rozë bashkë me anëtarët e tjerë të Kryesisë.

Nuk dihet ende se për cfarë do të diskutohet, por kujtojmë që mbledhja vjen një ditë para se të votohet në seancën e nesërme të Kuvendit për heqjen e mandatit të deputetit socialist, Alqi Bllako, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Rama ka lënë të kuptohet se PS nuk do t'i dalë në mbrotje Bllakos. Një ditë më parë ai zhvilloi gjithashtu një takim me ministrat e tij në vilën qeveritare në Tiranë. Më 9 prill PS do të zhvillojë Kongresin e saj.

Nuk përjashtohet mundësia që Rama të bëjë edhe ndryshime në kabinetin qeveritar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI