Flash

Jake Paul ofron mundësinë e një ndeshje boksi mes Will Smith dhe Chris Rock

Lapsi.al 30 March 2022
Jake Paul ofron mundësinë e një ndeshje boksi mes Will Smith dhe
Promotori i boksit, Jake Paul, u ka ofruar aktorëve Will Smith dhe Chris Rock nga 15 milionë dollarë secilit për t’u ngjitur në ring dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet me një ndeshje boksi, pasi Smith goditi me shuplakë Rock në ceremoninë e çmimeve Oscar. Smith u ngjit në skenë mbrëmjen e të dielës, duke goditur në fytyrë prezantuesin e ceremonisë, për shkak se ai bëri një shaka për prerjen e flokëve të bashkëshortes së tij, Jada Pinkett Smith, e cila në fakt, vuan nga një sëmundje që i ka shkaktuar rënie të flokëve. “Kam gati 15 milionë dollarë për Will Smith dhe 15 milionë dollarë për Chris Rock”, shkroi Pail në Twitter. “Le ta bëjmë në gusht, nën mbikëqyrjen time”. Pas incidentit që shkaktoi një valë të madhe reagimesh në të gjithë botën, Rock nuk pranoi të kallëzonte në polici Smith, i cili po atë natë fitoi edhe një çmim Oscar si aktori më i mirë protagonist, por Akademia e dënoi veprimin. Një ditë më pas, Will Smith kërkoi falje publikisht për veprimin e tij.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI