Flash

Keqkuptimi që ka Rama për rolin e kryeministrit/ Në vend të menaxhojë krizën, mbjell panik

Lapsi.al 30 March 2022
Keqkuptimi që ka Rama për rolin e kryeministrit/ Në vend të

Me të njëjtën sjellje recidiviste që i përvijon retorikën sa herë krizat i plasin në dorë, Edi Rama nuk ndalet së përhapuri panik për situatën që ka kapluar vendin.

Në një kohë kur çmimet kanë kërcyer në shumë sektorë, nga nafta tek ushqimet, kryeministri thotë se gjërat (për energjinë elektrike) janë çdo ditë e më keq.

Sikur të mos mjaftojë çmimi stratosferik i naftës që po gërryen xhepat e shqiptarëve, apo ngritjet e çmimeve të ushqimeve që po boshatisin frigoriferët e shqiptarëve, kryeministri, njeriu me përgjegjësinë më të madhe në vend, duket se ka një koncept të gabuar për rolin që ka në drejtim të shtetit.

Shikoni çfarë tha sot Rama në një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës.

“Gjërat janë çdo ditë e më keq. Të gjitha vendet po gjenden në një situatë krejt të paparashikuar dhe të paparashikueshme të rritjes së vazhdueshme të çmimit të energjisë. Dhe frika nuk është rritja e kostos, por mundësia e mungesës së energjisë." - deklaroi Edi Rama.

Një deklaratë e tillë e artikuluar nga goja e kryeministrit mund të lexohet në dy forma.

Në rastin e parë, atë më të mirin, mund të lexohet si një qasje e qëllimshme e kryeministrit për të ndërgjegjësuar popullin për situatën që përballet vendi në raport me energjinë, një derivim i konceptit të realpolitikës.

Por këtu ka një kleçkë.

Së pari, prej shtatorit, kur kjo situatë lufte nuk mendohej, Edi Rama nisi retorikën frikësuese për një krizë energjitike që do jetë e vështirë t'i dilet ballë. Së dyti, shqiptarët janë në dijeni për kapacitetin hidroenergjitik që ka vendi. Dyshimet se shit-blerja e energjisë është keqmenaxhuar po rritet. Së treti, portalet shqiptare mbushen javë pas jave me afera si ajo 430 milionë-euroshja e inceneratorëve, si rrugët e florinjta apo koncesionet e luksit në zyrat qeveritare. Së katërti, përbuzja e protestave për rritjen e çmimeve. Të gjitha këto ndikojnë që narrativa që kryeministri ngre me pompozitet të shihet me pikëpyetje.

Atëherë si mund të lexohet sjellja e kryeministrit ndryshe?

Një shprehje e autorit të mirënjohur kanadez Brian Tracy bën diferencën mes liderave dhe të tjerëve.

"Liderët mendojnë dhe flasin për zgjidhjet. Ndjekësit mendojnë dhe flasin për problemet."

Duke iu referuar kësaj shprehje, në fakt edhe Edi Rama propozoi një zgjidhje sot për krizën energjitike. Problemi është zgjidhja që propozoi nuk lidhet drejtpërdrejt me qeverinë. Ai i sugjeroi biznesit të mendojë për prodhimin e energjisë.

"Ne kemi marrë përsipër diçka që e konsiderojmë të domosdoshme për të mbajtur një frymëmarrje normale për një kohë të vështirë për të gjithë: mosrritjen e çmimit për familjarët dhe biznesin e vogël. Ndërkohë që për pjesën tjetër, është diskutim tjetër.

Bizneset e mëdha duhet seriozisht të mendojnë për të investuar në vetëprodhim të energjisë, pa pretenduar që të bëhen prodhues për të gjithë sistemin. Ne po përgatisim një plan për të mbështetur familjarët, nëse familjet do të duan të investojnë për panele diellore dhe bizneset që duan të prodhojnë energji për fabrikën e tyre gjatë ditës." u shpreh Rama.

“Kjo nuk ka lidhje vetëm me luftën apo krizën, por me të ardhmen. Çdo biznes i madh që ka konsum energjie të lartë, që investon vetë për energjinë me panele diellore, bën një investim jashtëzakonisht të arsyeshëm dhe me përfitim të madh në kohë”, shtoi kryeministri.

Me pak fjalë, Edi Rama zgjidhjen e sheh tek biznesi. Ai shtoi edhe se ky propozim nuk ka lidhje vetëm me luftën apo krizën. Pra, që tani Rama po sheh përtej krizës që ngre me zë të lartë.

Duke iu kthyer shprehjes së Brian Tracyt, se liderët merren me zgjidhjen e problemit, ndërsa ndjekësit merren me problemin, duket se kryeministri Rama më shumë rëndësi i jep problemit.

Përhapja e panikut që bën me deklaratën se "gjërat janë çdo ditë e më keq" kujt i shërben? Zgjidhjes jo, pasi qartazi propozimi për zgjidhjen është i cunguar në rastin më të mirë.

Nëse përhap panik dhe merret me problemin, a mund të identifikojmë veçanërisht një problem në konceptimin që kryeministri Rama ka për detyrën që mban?

©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI