Flash

Detaje/ Çfarë u gjet në shtëpinë ku fshihej i plagosur Nuredin Dumani

Lapsi.al 30 March 2022
Detaje/ Çfarë u gjet në shtëpinë ku fshihej i

RENEA vuri në pranga mbrëmjen e së martës në qytetin e Fierit, të shumëkërkuarin e drejtësisë, Nuredin Dumani.

Ai u gjetur i plagosur në momentin e arrestimit në një banesë pranë spitalit të këtij qyteti. Në banesë forcat e rendit gjetur një armë zjarri, snajper, municione, antiplumb dhe pajisje të tjera.

Në banesë është ndaluar edhe një person tjetër, edhe ai i armatosur. Gjithsesi asnjëri nuk ka bërë rzistencë pasi janë marë të rrethuar.

Dumani besohet se ka lidhje edhe me ngjarjen që ndodhi disa orë më parë në Elbasan, u gjet një mjet tip “BMW” i bërë shoshë nga plumbat.

Brenda mjetit u gjet gjithashtu 5 litra benzinë dhe një kallashnikov. Makina kishte targa të vjedhura në prill të vitit të kaluar në Durrës.

Paraprakisht dyshohet se makina do të përdorej për një krim dhe më pas do të digjej. Dumani njihet për përplasjen e tij me Talo Çelën, një tjetër emër i njohur për drejtësinë.

Dumani dhe Çela kanë qenë bashkëpunëtorë në grabitjen e Rinasit dhe në vrasjen e 4 të rinjve në Durrës në 2 ngjarje të ndryshme në vitin 2020.

Më pas ata u ndanë dhe mes tyre nisi një përplasje e fortë. Fillimisht besohet te Çela ekzekutoi Klevis Kapllanin, shokun e ngushtë të Nuredin Dumanit, më 15 Shtator të 2020 në Rrogozhinë.

Për hakmarrje, 37-vjeçari Dumani dyshohet se organizoi dhe bëri vrasjen e vëllait të Talos, Bujar Çelës, vetëm 2 ditë më pas në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. ©LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-29-at-11.24.58-PM.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-29-at-11.24.34-PM.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-29-at-11.24.18-PM.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-29-at-11.23.17-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI