Flash

VIDEO/ Momenti i arrestimit të Nuredin Dumani në Fier disa orë pas atentatit

Lapsi.al 29 March 2022
VIDEO/ Momenti i arrestimit të Nuredin Dumani në Fier disa orë

Ky është momenti kur Nuredin Dumani i shumëkërkuar për disa vrasje arrestohet në Fier nga forcat speciale. Dumani ishte fshehur në një banesë pranë spitalit të Fierit, ndërsa ka në trup një plumb në shkëmbimin e zjarrit me Talo Çelën në Elbasan. Disa orë më parë ai kishte qëlluar ndaj Talo Çelës, i cili ishte duke pirë kafe në Papër, në një fshat të Elbasanit, megjithëse është në top listën e personave të kërkuar nga policia për grabitjet në Rinas dhe disa vrasje.

Vetë Dumani është dënuar për disa vrasje, ndërsa mes të dyve ka një histori të gjatë konflikti që nis nga mosmarrëveshjet për ndarjen e parave të grabitura në Rinas. Më poshtë janë pamjet e arrestimit të Nuredin Dumanit disa orë pas atentatit. Bashkë me të është arrestuar edhe një person tjetër që dyshohet se e ka ndihmuar.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-29-at-11.24.58-PM.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-29-at-11.24.34-PM.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-29-at-11.24.18-PM.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-29-at-11.23.17-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI