Flash

Vrau agjentin italian, sipërmarrësi shqiptar mbyll gojën para gjykatës

Lapsi.al 29 March 2022
Vrau agjentin italian, sipërmarrësi shqiptar mbyll gojën para

Asnjë detaj nuk ka treguar para gjykatës sipërmarrësi shqiptar Ilir Leba i akuzuar për vrasjen e italianit Tommaso Dini. Mediet italiane raportojnë se ai nuk ka pranuar të flasë për shkaqet që e çuan t’i merrte jetën në mes të rrugës 50-vjeçarit italian 3 ditë më parë. Në fund të seancës së sotme gjykata ka dhënë arrest me burg për 48-vjeçarin shqiptar.

Si ndodhi ngjarja?

Viktima është agjenti imobilar Tommaso Dini 50-vjeç. Ai është goditur disa herë me thikë gjatë natës së të shtunës. Pasi ishte goditur me thikë nga biznesmeni shqiptari, agjenti u shtrua në spital por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të rënda që kishte marrë.

Ata që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes kanë thirrur menjëherë ndihmën e policisë. Burri kishte lëndime në gjoks dhe këmbë kur mbërriti në spital. Më pas ishte një operacion delikat, i cili u zhvillua mëngjesin e së dielës, por pavarësisht kësaj 50-vjeçari italian ndërroi jetë.

Në të kaluarën duket se ka pasur mosmarrëveshje në vendin e punës mes agresorit dhe viktimës. I arrestuari banues në Scandiçi është murator dhe ortak në një kompani ndërtimi së bashku me vëllain e tij./ Abc

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI