Flash

Atentati në Elbasan/ Dyshohet se një person u plagos, nuk ka shkuar në spital

Lapsi.al 29 March 2022
Atentati në Elbasan/ Dyshohet se një person u plagos, nuk ka shkuar

Breshëritë e armëve rikthyen edhe një herë vëmendjen nga Elbasani. Një atentat i mirëfilltë ndodhi pasditen e kësaj të marte në Elbasan - Peqin në vendin e quajtur Kryqëzimi i Cërrikut. Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr në drejtim të një furistrade tip BMW dhe u zhdukën pa lënë gjurmë.

Edhe personat që ndodheshin në BMW e braktisën makinën në afërsi të një lokali dhe më pas u larguan. Makina ka targa të vjedhura në Durrës në korrik të vitit 2021. Brenda makinës u gjet një bidon me benzinë dhe një armë tip kallashnikov. Shumë nga rrethanat janë ende të paqarta.

Në makinë janë gjetur njolla gjaku duke i bërë hetuesit të besojnë se njëri prej personave që ndodheshin në të është plagosur, por në spital nuk është paraqitur njeri. Nuk përjashtohet as mundësia që edhe personat që ranë pre e plumbave të jenë nisur për një atentat, por shënjestra e tyre ka reaguar i pari duke hapur zjarr.

Akset kryesore të Elbasanit janë blinduar nga forca të shumta të policisë në ndjekje të autorëve. Në ndihmë kanë shkuar edhe forcat RENEA nga Tirana. ©LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/03/WhatsApp-Video-2022-03-29-at-6.43.44-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI