Flash

Digjet një makinë brenda një biznesi në Gjirokastër, çfarë thotë policia

Lapsi.al 30 March 2022
Digjet një makinë brenda një biznesi në Gjirokastër,

Një automjet është djegur mbrëmjen e sotme pranë fshatit Mashkullorë të Gjirokastrës. Policia ka shpërndarë për mediat një njoftim paraprak ku jep detaje për çfarë ka ndodhur. Dyshimet e para thonë se zjarri ka qenë aksidental.

NJOFTIMI I PLOTE

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 18:40, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Mashkullorë", në ambientet e biznesit të shtetasit A. P., 43 vjeç, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti furgon, tip "Benz", në pronësi të shtetasit të mësipërm. Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qënë i parkuar.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Të këshilluara

Yuri Kim takon kreun e Policisë së Shtetit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtuesin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, krye...

18:25

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI