Flash

Kush e ka radhën? Rama paralajmëron arrestime të tjera deputetësh

Lapsi.al 30 March 2022
Kush e ka radhën? Rama paralajmëron arrestime të tjera

“Është e pabesueshme, e pabesueshme…” u shpreh kryeministri, për kakofoninë që po krijonte grupi i gazetareve me pyetjet për Alqi Bllakon dhe kërkesën e SPAK, që kërkon arrestimin e deputetit të përfshirë në aferën e inceneratorëve.

“E pabesueshme është z. kryeministër që keni një deputet tjetër në arrest” iu kthye Ambrozia Meta e Syri tv duke i nxjerrë Ramës një deklaratë të fortë, që paralajmëron arrestime të tjera.

“Mësohuni t’i besoni këto se do shikoni shumë më tepër akoma!” tha Rama ka lëshuar bombën mes emrave të shumtë të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Deri më tani, opozita ka akuzuar disa nga njerëzit e tij më të afërt, si sekretarin e përgjithshëm, Ëngjëll Agaçi, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Por Rama thotë se do të ketë arrestime të tjera. Për kë ta ketë pasur fjalën? Video më poshtë:

https://youtu.be/dvDgqT0GS3Q?t=1095

Të këshilluara

Yuri Kim takon kreun e Policisë së Shtetit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtuesin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, krye...

18:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI