Flash

Ina Zhupa ndryshon qëndrim për përjashtimin e Berishës nga PD

Lapsi.al 30 March 2022
Ina Zhupa ndryshon qëndrim për përjashtimin e Berishës nga

E pyetur nga gazetarja Juli Xhokaxhi, se a duhet të jetë Sali Berisha ditën e enjte pjesë e mbledhjes së grupit parlamentar të PD, Ina Zhupa tha se askush nuk duhet përjashtuar. Ajo theksoi se ka ardhur momenti që të gjithë demokratët të ulen bashkë dhe të diskutojnë, duke ndryshuar qëndrim 180 gradë nga deklaratat që ka bërë më herët kundër Berishës.

“Propozimi im siç e cituat edhe ju është që ne duhet të ulemi me njëri-tjetrin të gjithë bashkë që janë 52 deputetë të dalë nga listat tona dhe 7 nga partitë aleate. Gjithë ideja ime dhe gjithë propozimi im është se ne kemi nevojë të flasim dhe të gjejmë zgjidhje për të shkuar tek bashkimi. Unë mendoj se të dyja palët të ndalojnë një moment nga retorika që kanë përdorur deri tani dhe të mendojmë si një palë si PDSH. Kjo nuk do të thotë që të zhbëjmë në moment çdo veprim, por ta diskutojmë nëse është vendimmarrje e duhur përjashtimi apo jo, zgjedhjet nëpër struktura, asgjë nuk duhet marrë si e mirëqenë, pasi nuk ka pastaj formulë bashki”, tha Zhupa.

Zhupa ka qenë një ndër deputetet më të ashpra kundër Berishës, por duket se qëndrimet e saj janë moderuar tashmë.

Gjatë ditës së martë Enkelejd Alibeaj ftoi të gjithë deputetët e PD në mbledhjen e grupit që do të zhvillohet ditën e enjte para nisjes së seancës plenare, me përjashtim të Sali Berishës.

Sali Berisha tha se do të jetë i pari që do të hyjë në mbledhjen e grupit. Pas tij reagoi edhe Gazmend Bardhi i cili tha se askush nuk mund t’i imponohet grupit, duke i kujtuar Berishës se është non-grata nga SHBA.

Të këshilluara

Yuri Kim takon kreun e Policisë së Shtetit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtuesin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, krye...

18:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI