Flash

Rama qetëson ministrat: S'do të ketë ndryshime në qeveri

Lapsi.al 30 March 2022
Rama qetëson ministrat: S'do të ketë ndryshime në

Kryeministri Edi Rama ka folur pas mbledhjes së kryesisë së PS para medieve. I pyetur nga gazetarët nëse do ketë ndryshime në qeveri, Rama tha se nuk është e nevojshme. Ai tha se gjatë mbledhjes janë dhënë dhe opinione për kandidatin apo kandidaten për President të Republikës.

A do ketë ndryshime në kabinet?

"Ndryshime në kabinet s'ka arsye që të ketë. Ne sot kemi bërë mbledhje që ka pasur në qendër të vëmendjes kongresin e PS-së i cili do të mbahet së shpejti, agjendën e Kongresit, Statutin e ri të PS. Kemi folur edhe për vazhdimin e procesit të mbledhjes së opinioneve të fshehta të të gjithë përfaqësuesve të grupit parlamentar dhe kryesisë jo për një votim të fshehtë por për një dhënie opinionesh për kandidatin apo kandidaten për Presidente të Republikës", tha Rama.

Të këshilluara

Yuri Kim takon kreun e Policisë së Shtetit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar ditën e sotme me drejtuesin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Në një postim në llogarinë e saj në Twitter, krye...

18:25

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI