Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Dita e 10 e luftës në Ukrainë, Rusia shkel premtimin/ Zelensky: Armëpushimi duhet respektuar menjëherë

Lapsi.al 5 March 2022
Dita e 10 e luftës në Ukrainë, Rusia shkel premtimin/ Zelensky:

Ukraina po zhvillon këtë shtunë ditën e 10 të luftimeve dhe rezistencës ndaj agresionit rus, ndërsa Moska sot shpalli armëpushim dhe vendosi hapjen e korridoreve humanitare për civilët nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës për banorët e Mariupol dhe Volnovakha. Megjithatë ky vendim nuk po respektohet. Sipas nënkryetarit të bashkisë së Mariupolit evakuimi është shtyrë sepse bombardimet ruse vijojnë ende.

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka apeluar që armëpushimi të respektohet për të ndihmuar civilët e pafajshëm.

"Korridoret humanitare duhet të funskionojnë sot në Mariupol dhe Volnovakha, për të shpëtuar gratë, fëmijët dhe të moshuarit dhe për t'u dhënë ushqim dhe ilaçe atyre që kanë mbetur. Ne po bëjmë gjithçka që marrëveshja të funksionojë," tha ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI