Flash

Meta: Basha përgjegjës për situatën në PD, por ai ka në dorë zgjidhjen

Lapsi.al 10 January 2022
Meta: Basha përgjegjës për situatën në PD, por ai ka

Presidenti Ilir Meta ka komentuar zhvillimet në PD. Në një intervistë për TV 21 në Maqedoninë e Veriut Meta bëri përgjegjës Lulzim Bashën dhe vendimet e tij për gjendjen ku është sot opozita.

“Ajo që po ndodh në PD është një gjë krejt pa kuptim. Kisha edhe dy pyetje të tjera për ju: Po ajo që ka ndodhur më përpara, çfarë ka qenë? Djegia e mandateve të opozitës? A ka qenë diçka normale apo ka qenë diçka që mund të ndodhë diku...?

Çfarë ka qenë mospjesëmarrja në zgjedhjet e pushtetit vendor dhe sot opozita në Shqipëri nuk ka asnjë këshilltar në nivel vendor apo në nivel komunal? Pra ka shumë probleme serioze dhe mendoj se për fat të keq problemi kryesor ka qenë vetë çështja e lidershipit të opozitës që gjithmonë ka marrë vendimet më të gabuara. Për fat të keq aktualisht është një situatë që nuk e meriton asnjë qytetar në Shqipëri për të parë ato pamje” – tha Meta që theksoi se Basha duhet t;i nënshtrohet votëbesimit në anëtarësi.

“Po ndodh që nuk asnjë kuptim që në demokraci të injorohet vota. Është gjëja më normale që kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Duhet të tregojë apo të konfirmojë legjitimitetin e tij, ashtu sikurse një kryeministër, të cilin e kundërshton një pjesë e grupit parlamentar që e ka votuar, që e ka zgjedhur, është i detyruar të rikonfirmohet.

Në demokraci autoriteti fitohet me votë. Konfirmohet me votë. Nuk fitohet me polici. Fitohet me procedura. Çdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vota" - tha Meta që shkoi edhe më tej duke aluduar se dikush kërkon “prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm”.

“Kjo gjë u kërkua kur u dogjën mandatet dhe ju e mbani mend se ishte ndërhyrja ime për të shmangur zgjedhjet e njëanshme partiake vendore, dhe për të caktuar një datë gjithëpërfshirëse ku të merrnin pjesë të gjitha forcat politike, ishte sepse qenë shfaqur mjaft tensione të pakontrollueshme dhe ju i keni parë ato shfaqjet e paarsyeshme të dhunës dhe premtimet se do të bllokoheshin zgjedhjet, votuesit.

Besoj se ka qenë një nga aktet për të cilat unë jam krenar që kam ndërmarrë, sepse kam shmangur një dhunë, kam shmangur një përgjakje mes shqiptarëve, e cila nuk do të ndodhte rastësisht. Duhet të kemi parasysh që ishte kulmi i intensitetit të ndarjes së kufijve” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI