Flash

Rikthen reshjet e dëborës në juglindje të Shqipërisë, policia apel shoferëve

Lapsi.al 10 January 2022
Rikthen reshjet e dëborës në juglindje të

Në zonat malore të qarkut të Korçës janë rikthyer reshjet e dëborës.  Në Dardhë trashësia e dëborës varion në 6 deri në 10 cm. Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar aksi turistik Korçë-Dardhë është lehtësisht i kalueshëm, por këshillohen drejtuesit e mjeteve të vogla të tregohen të kujdesshëm si dhe të jenë të pajisura me goma dimërore por edhe zinxhirë. Në këtë aks janë dy borëpastruese në gatishmëri. Ndërsa në aksin turistik Korçë-Voskopojë reshjet kanë qenë të pakta, në këtë aks momentalisht është duke punuar vetëm një borëpastruese për kriposjen e rrugës. E njëjta situatë paraqitet edhe në Qafën e Qarit, në këtë zonë janë dy borëpastruese në gatishmëri.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI