Flash

Aksidentoi tre të mitur dhe u largua, arrestohet drejtuesi i automjetit në Kukës

Lapsi.al 10 January 2022
Aksidentoi tre të mitur dhe u largua, arrestohet drejtuesi i automjetit

Një 23-vjeçar me iniciale A.L. është arrestuar nga policia e Kukësit pasi ka përplasur tre të mitur në afërsi të spitalit të qytetit. Sipas policisë, pasi ka askidentuar të miturit, 23-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

“Aksidentoi tre shtetas të mitur, kapet dhe ndalohet drejtuesi i mjetit, i shpallur në kërkim nga DVP Kukës. Efektivët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim A. L., 23 vjeç, banues në Kukës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi më datë 02.01.2022, në afërsi të spitalit të Kukësit, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, pa targa dhe dokumentacion, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar tre shtetas të mitur, të moshave 12, 16 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke braktisur automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të këshilluara

Plagosje e dyfishtë në Librazhd (Detaje)

Një sherrr për motive të dobëta ka ndodhur në Librazhd dhe si pasojë janë plagosur me thikë 2 persona. Autori i veprës penale ka qenë shtetasi N.S 36 vjeç i cil...

13:58

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI