Flash

Skandali me pagat/ PD për lirimin e 4 punonjësve që nxorën të dhënat sekrete: Rama po mbron krimin për vjedhjen e zgjedhjeve

Lapsi.al 10 January 2022
Skandali me pagat/ PD për lirimin e 4 punonjësve që nxorën

Partia Demokratike thotë se lirimi i 4 punonjësve, të cilët u arrestuan për skandalin e pagave është bërë me urdhër të Edi Ramës. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj thotë se Rama i mbrojti ata për skemën e patronazhistëve për vjedhjen e të dhënave.

Vendimi i sotëm i gjykatës, shprehet Alibeaj është dëshmi e qarte se autoret e publikimit të të dhënave, janë kryeministri dhe vartësit e tij.

“Nuk ka asnje shpjegim juridik apo logjike normale qe te justifikoje gjykimin ne gjendje te lire per 4 personat qe kryen krimin, i cili i ka shërbyer para së gjithash, Edi Ramës”, thotë numri dy i PD-së.

Krim nuk është vetëm publikimi i të dhënave u shpreh Alibeaj, por edhe grumbillimi i tyre, ndaj sipas tij Rama duhet te ishte para drejtesise.

“Me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk ka asgjë të sigurtë: as vota nuk është e sigurtë, as puna, as siguria në familje. Një kryeministër që keqpërdor dhe tradhëton qytetarët për pushtetin e vet personal duhet të ishte sot para drejtësisë”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI