Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Shpërthime tritoli dhe vrasja e Dritan Lamajt/ E shkuara e Gentian Bejtjes që iu bë sot atentat

Lapsi.al 9 January 2022
Shpërthime tritoli dhe vrasja e Dritan Lamajt/ E shkuara e Gentian Bejtjes

Mbrëmjen e kësaj të diele në afërsi të fshatit Nikël të Fushë Krujës i është bërë një atentat, Gentian Bejtjas. Ai ishte duke udhëtuar bashkë me mikun e tij, Klodian Stafuka kur janë qëlluar nga persona të panjohur. Bejtja u plagos në krah dhe makina që drejtohej prej tij doli nga rruga. Për pasojë u lëndua edhe Klodian Stafuka. Të dy u paraqitën në spitalin e Traumës rreth orës 18.00.

Gentian Bejtja nuk është një emër i panjohur për policinë. Bejta njihej si mik i Enver Stafukës i zhdukur pa asnjë gjurmë prej 8 shkurtit të 2015.

Ai ka qenë në të kaluarën gardian burgu, por më pas disa herë i arrestuar nga policia. Bejtja i shpëtoi një atentati në vitin 2016, ku makinës së tij, iu vendos një minë. Ajo ishte vendosur në automjetin e tij tip “Tuareg” dhe shpërtheu pak çaste pasi ai doli nga shtëpia. 41- vjetari mbeti i plagosur në këmbë, por pa rrezik për jetën.

“Nuk kam konflikte me njeri, as nuk kam pasur. Nuk e di kush mund ta ketë bërë. Gjejeni ju autorin” - iu tha atëherë Bejtja, hetuesve në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Gentian Bejtja ishte një prej të shoqëruarve të shumtë nga policia e Krujës pasi u gjetën 800 gram tritol në makinën BMV X5 të Durim Bamit.

Bejtja u arrestua 3 ditë pas vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj në 27 shkurt 2013. Së bashku me Enver Stafukën ata dyshohet se grabitën një makinë tip BMW në Durrës që më pas u përdor nga autorët e vrasjes së Lamajt. Ish-gardiani i burgut të Fushë Krujës u akuzua si grabitësi kryesor ndërsa Stafuka si bashkëpunëtor i tij.

Prokuroria tha se 2 komshinjtë në fshatin Larushk grabitën automjetin e një doganieri e më pas ua dhanë personave që kryen atentatin ndaj shefit të policisë. Automjeti u gjet i djegur në Domje pas vrasjes së Komisarit. Akuza nuk u provua as gjykata e Krimeve të Rënda e cila ja delegoi çështjen Gjykatës së Shkallës së parë në Durrës që shpalli të pafajshëm dhe i liroi nga akuzat Stafukën dhe Bejtjen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI