Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave mbi protestën e ditës së djeshme se njerëzit e tij kanë përdorur gaz lotjsjellës për t’u mbrojtur ndaj protestuesve të dhunshëm të Sali Berishës.
Në një konferencë për mediat, Basha vuri në dukje se nga selia e Partisë Demokratike janë përdorur vetëm bombolat e shuarjes së zjarrit si e vetmja formë rezistence ndaj protestuesve të Berishës.
Ai deklaroi se qëllimi i ish-kryeministrit ditën e djeshme ishte që të shkatërronte Partinë Demokratike.
“Duhet të refuzoj çdo akt dhune që është kryer nga një grusht banditësh të sjellë nga Sali Berisha. Ata kishin ardhur me një qëllim që të shkatërronin Partinë Demokratike. E patë si qeshte edhe sot. U kthye në skenën e krimit dhe qeshte. Ndërsa pjesa tjetër janë manovra të Edi Ramës dhe Sali Berishës. Gazment Bardhi nuk ka lidhje me lëndët radioaktive, e vetmja gjë që ishte për t’u mbrojtur, ishin bombola zjarrfikëse. Po të shikoni filmimet do të shikoni se ai është pluhuri i bardhë i shuarjes së zjarrit dhe kur policia ndërhyri me gaz e patë se çfarë solli”, deklaroi Basha gjatë konferencës për mediat.