Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të shtunë ka deklaruar se lajmi i mirë i protestës së sotme ishte faktin që pjesa më e madhe e demokratëve nuk iu përgjigjen interesave personale të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një deklaratë për mediet, Basha tha se sot Berisha u braktis edhe nga kritikët dhe kundërshtaret e tij pasi njohën fytyrën e tij të vërtetë.
“U përballëm jo thjesht me një përpjekje për ta shkatërruar dhe nënshtruar pd ndaj iunteresave personale të Sali Berishës. Dua të falenderoj edhe ata që për disa javë apo muaj e ndoqën Berishën të dëshpëruar nga masakra zgjedhore të zhgënjyer me shpresën se do ishte diçka e cila do ndizte një shpresë. Sot të gjithë e dinë, kundërshtarët… që dua ti falenderoj për planin vllavrasës të demokratëve me njëri tjetrin duke nisur nga kundërshtarët kritikët… të cilën e kanë kuptuar planin e berishës fytyrën e tij të vërtetë që e ka treguar më së miri selia e dhunuar. Ajo që ka ndodhur është edhe më e qartë kur shikon që ata njerëz të Berishës ishin një grup i nguyshtë kriminelësh trafikantësh me precedentë penalë të armatosur duke vënë në rrezik jetën e demokratëve jashtë dhe brenda selisë me një plan të Sali Berishës.
Në një ditë tragjike ka dhe një dimension historik i ndarjes përfundimtare me Sali Berishën dhe Berishizmin që nuk pranon mendimin ndryshe rregulla demokratike kushtetutën e partisë garën e vërtetë por vazhdon avazin e vjetër vetë voton numëron falsifikon dhe vetë shpall rezultate imagjinare", tha Basha.