Edi Rama i është përgjigjur thirrjes së Lulzim Bashës për ndihmë. Forcat RENEA dhe FNSH kanë marrë kontrollin e selisë blu duke larguar protestuesit. Në hyrjen qëndrore të PD-së është parë vetë komandanti i RENEA-s, Altin Dardha. Policia ka përdorur forcën për të larguar protestuesit, si dhe ka nisur shoqërimin e disa prej tyre. Policia ka spostuar turmën e protestuesve nga selia blu drejt bulevardit "Dëshmorët e Kombit".
[video width="240" height="132" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/01/WhatsApp-Video-2022-01-08-at-1.35.10-PM-1-1-1-1.mp4"][/video]