Flash

“Berisha e Rama janë dy vëllezër siamezë”/ Basha: Sot u përmbysën tre skenarët e rrezikshëm

Lapsi.al 8 January 2022
“Berisha e Rama janë dy vëllezër siamezë”/

Kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha, deklaroi se ish-kryeministri Sali Berisha është ai që bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama. Në një deklaratë për mediet, Basha tha se dënon aktet e dhunës së mbështetësve të Berishës, teksa foli për tre skenarë që sipas tij u shmangën. Këto tre skenarë të aluduar nga Basha ishin: “zaptimi i shtëpisë së lirisë, gjakderdhja e shkaktimi i viktimave dhe zbulimi i vëllezërve siamezë Rama-Berisha”.

"Me përmbysjen e këtyre tre skenarëve; zaptimin e shtëpisë së lirisë, gjakderdhjes dhe shkaktimit të viktimave dhe zbulimin e vëllezërve siamezë Rama-Berisha. Me urdhër të tij për një orë e gjysmë policia e shtetit refuzoi që të bënte detyrën për të mbrojtur rendin. Pavarësisht se kemi përballë trekëndëshin e Bermundës, nga grupet e krimit të organizuar që iu sulën selisë, prapë se prapë burrat dhe gratë në këtë sallë ditën të qëndrojnë dhe të japim kështu shpresën dhe sinjalin e bashkimit me të gjithë demokratët kudo që janë për largimin e kastës së pashallarëve të tranzicionit, që po u vjen fundi një e nga një” tha ai.

Basha gjithashtu theksoi se me qëndrimin e saj, PD tregoi se është e vetmja parti që do të rikthejë vlerat në vend.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI