Flash

The Independent: Pse resortet luksoze të Ivanka Trump dhe Jared Kushner janë pikërisht lloji i turizmit që Shqipëria nuk ka nevojë

Aktivistë dhe ambientalistë shqiptarë kanë ngritur zërin kundër propozimeve të Jared Kushner, dhëndrit të ish-presidentit Donald Trump, për të zhvilluar resorte luksoze në ishullin strategjik të Sazanit dhe pranë Zvërnecit. Ata shprehin shqetësime të thella për dëmin mjedisor, mungesën e transparencës dhe privatizimin e tokave publike për turizëm elitar, duke bërë thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore të vendit.

14:19

Policia jep detaje/ Si u plagosën Gentian Bejtja dhe Klodian Stafuka në Nikël (FOTO)

Lapsi.al 9 January 2022
Policia jep detaje/ Si u plagosën Gentian Bejtja dhe Klodian Stafuka

Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuka, janë dy personat e plagosur të cilët kanë përfunduar në spitalin e Traumës në Tiranë mbrëmjen e sotme. Policia thotë se rreth orës 18:00 ata janë paraqitur në Spital për ndihmë mjekësore.

Policia thotë se Gentian Bejtja, rreth 41 vjeç është plagosur me armë zjarri në krah në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ndodhi kur ai po drejtonte automjetin e tij. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I plagosuri tjetër Klodian Stafuka, rreth 31 vjeç, sipas policisë është lënduar nga dalja nga rruga e makinës së Gentian Bejtjas ku ai ishte pasagjer dhe nuk ka lëndime me plagë zjarri.

Ngjarja ndodhi në Nikël, afër një karburanti. Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Gentjan Bejtja është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare.

Në shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg” në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.

Ai arriti t’i shpëtonte atentatit për shkak të sasisë së vogël të eksplozivit të vendosur, çka më pas, hetuesit e cilësuan si një paralajmërim.

Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt në vitin 2013. Ata u arrestuan nga policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës BMW e përdorur në vrasjen e kryekomisarit. ©LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="640"]Gentjan Bejtja Gentjan Bejtja[/caption]

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI