Në Kosovë kanë nisur reshjet e dëborës këtë mbrëmje.
Në disa prej akseve qarkullimi i mjeteve kryhet me vështirësi.
Mediat në Prishtinë raportojnë se është bllokuar autostrada Prishtinë-Mitrovicë në vendin e njohur si Mazgit.
Parashikohet që moti i keq të vijojë përgjatë gjithë kësaj jave.