Flash

Skandali me pagat, qeveria miraton marrëveshjen për sigurinë kibernetike me kompaninë ndërkombëtare

Lapsi.al 10 January 2022
Skandali me pagat, qeveria miraton marrëveshjen për sigurinë

Pak ditë pas publikimit të listës së pagave dhe targave të qytetarëve shqiptarë, qeveria ka nënshkruar marrëveshje për sigurinë kibernetike me kompaninë ndërkombëtare Jones International. Duket se Këshilli i Ministrave ka pasur në axhendë vetëm këtë pikë, pasi ky është vendimi i vetëm që ka prodhuar mbledhja e sotme e qeverisë. Tashmë pritet botimi i kësaj marrëveshje në fletoren zyrtare, për të parë kushtet që parashikon nënshkrimi i saj.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.2/2017, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Grupit Jones International, për forcimin e sigurisë kibernetike të infrastrukturës kritike për Shqipërinë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI