Flash

Shtyhet sërish gjyqi i ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha

Lapsi.al 10 January 2022
Shtyhet sërish gjyqi i ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha

Gjykata e Tiranës ka shtyrë sërish gjyqin e ish gjyqtares, Enkelejda Hoxha dhe arsyeja ka qenë mungesa e prokurorit për probleme shëndetësore. Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar 3.6 vite burg për gjyqtaren e Krujës Enkeleida Hoxha, e cila akuzohet se së bashku me grupin që vepronte nxirrte të dënuar nga burgu me raporte false.

Pas përgjimeve të kryera dhe sigurimit të provave SPAK e akuzoi Hoxhën për veprën “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim.

Një ndër bashkëpunëtorët e Hoxhës për nxjerrjen e të dënuarve nga burgu përmes raporteve false dhe vendimeve të pambështetura në ligj, sipas SPAK është edhe avokati Aldo Tabaku. Ky i fundit sipas SPAK bënte rolin e sekserit mes familjarëve të të dënuarve dhe gjyqtares Hoxha me qëllim lirimin e tyre.

Pjesë e dosjes së SPAK është edhe sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuci, e cila akuzohet se përgatiste dosjet e gjykimit në atë mënyrë që të dënuarit që kishin paguar të dilnin pikërisht para gjyqtares Hoxha për gjykim.

Prokuroria e “gozhdoi” dosjen me një sërë përgjimesh dhe vëzhgimesh ambientale që implikojnë të hetuarit edhe pse vetë te akuzuarit kanë mbajtur qëndrim mohues

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI