Flash

Mustafaj: Berisha ra në kurthin e Bashës, por kreu i PD-së na gënjeu të gjithëve

Lapsi.al 10 January 2022
Mustafaj: Berisha ra në kurthin e Bashës, por kreu i PD-së na

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka dënuar dhunën gjatë protestës në godinën e PD, si dhe mënyrën se si u mbrojt selia blu.

Për Mustafajn, këmbëngulja e Berishës për të marrë me çdo kusht selinë dhe këmbëngulja e Bashës për ta ruajtur si kështjellë, janë të dyja absurde. Protesta e vetme sipas tij duhet të ishte kundër kryeministrit Edi Rama.

“Sali Berisha ra në kurthin e Bashës. Ndërtesa e selisë është si të gjithë të tjerat e cila nuk jep dhe as nuk heq legjitimitet. Këmbëngulja e Berishës për ta marrë me çdo kusht dhe stërkëmbëngulja e Bashës për ta mbajtur si kështjellë janë absurde jo politike dhe jo produktive.

Unë pashë një numër të madh demokratësh të zemëruar. Pashë një Bashë që se mendoja të ishte kaq jo-politik, sepse përpjekja e tij për ta mbajtur vulën është jo politike. Që më 9 shtator Basha e ka filluar me një gjuhë jo politike. Basha duhet të jetë i bindur se legjitimitetin s’ia jep zyra as karrigia.

Unë s’e prisja të përdorej gazi në asnjë mënyrë, sepse i kam besuar në njëfarë mase kur thoshte se s’ka blinde brenda s’janë blinduar dyert. Thoshte që vetëm kabina elektrike është metalike, na ka gënjyer. Pse duhej të mbrohej në atë mënyrë.

Pastaj Berisha s’mendoja se do shkonte me vare aty, apo të hipësh me shkallë asgjë nuk ishte dinjitoze. Unë besoja se Berisha do t’i sillte mbështetësit do mbante fjalimet e rastit, do i tregonte kamerave ku e ka katandisur selinë Basha dhe do kthehej që komisioni të vazhdonte kalendarin e tij.

Unë besoj që protestat kryesore duhet të jenë kundër qeverisë dhe kryeministrit. Legjitimiteti s’mbahet me dhunë askush se ka mbajtur gjatë”, - tha Mustafaj në “Abc News”.

Mustafaj ka dhënë edhe një mendim në lidhje me ndërhyrjen e policisë në protestë dhe reagimet e kryeministrit Rama. Këtë situatë në PD, Mustafaj thotë se Rama po e shfrytëzon.

“Nga pikëpamja ligjore është e justifikuar ndërhyrja e policisë se është thirrur nga Basha. Rama po përpiqet ta denigrojë opozitën po tenton të shfaqet si babai i kombit, po përfiton nga çdo rast për ta konkretizuar urrejtjen e tij për opozitën”.

Teksa përjashtoi mundësinë për parti të re, me “rithemelim” të PD ai tha se kupton rithemelimin kuptimor dhe të emrit.

“Nuk shoh tendenca nga Berisha për të krijuar parti të re, rithemelimi i jep mundësi për t’u shfaqur me një emër të modifikuar ku ruhet PD dhe shtohet një fjalë tjetër. Rithemelimi ka kuptim programor e deri te emri. Ende s’e ka sqaruar Berisha se çfarë kupton me këtë” – tha Mustafaj. /abcnews

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI