Flash

Tirana e Shkupi mbeten në udhëkryq, Bullgaria nuk tërhiqet nga vetoja për negociatat

Lapsi.al 10 January 2022
Tirana e Shkupi mbeten në udhëkryq, Bullgaria nuk tërhiqet nga

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev konfirmon pozicionet e Sofjes para vizitës së kryeministrit Kirill Petkov në Shkup. Para seancës së Këshillit konsultativ të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga vetë ai, disa pjesëmarrës kanë thënë se presin të dalin me qëndrim të përbashkët.

Radev mblodhi Këshillin muajin e kaluar, në mënyrë që, siç theksoi, Bullgaria të vazhdojë të zhvillojë dialog të hapur me Maqedoninë, por edhe të garantojë të drejtat e bullgarëve në Maqedoni.

Presidenti përshëndeti qasjen e re ndaj bisedimeve, të propozuar nga kryeministri Petkov, por ekspertët thonë se nuk do të ketë ndryshime thelbësore. Historiani bullgar Naum Kajçev, i cili është pjesë e Komisionit të përbashkët, nuk pret hap të rëndësishëm përpara nga vijat e kuqe.

“Duhet të ketë ndryshim, por ky ndryshim duhet të vijë nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Në fakt, pritshmëria është një dhe është shumë elementare – të përmbushet Marrëveshja që kemi nënshkruar në 2017, e cila fatkeqësisht nuk zbatohet nga fqinjët tanë, si dhe puna e Komisionit të Përbashkët Historik”- deklaroi Naum Kajçev, nënkryetar i Komisionit të Përbashkët Historik.

Ndërsa Këshilli kryeson në ndërtesën e Presidencës, dhjetëra djathtistë të partisë VMRO-BND protestuan. Ata njoftuan se edhe me ndryshimin më të vogël të qëndrimit bullgar ndaj Maqedonisë, kësaj radhe nuk do të hedhin vezë, por gurë.

Megjithatë, nëse do ketë përparim me qasjen e re të Petkovit, do bëhet më e qartë në takimin e tij me Dimitar Kovaçevskin, të caktuar për ditën e martë të javës së ardhshme. Në ndërkohë, Parisi zyrtar, që kryeson me BE-në është optimist për zhbllokimin e procesit.

“Tani, me qeverinë e re bullgare si duket ka rrugë e cila duhet të definohet. Vetë qeveria tha se nevojiten disa muaj, patjetër të shënohemi në këtë kornizë, por gjithashtu qeveria hapi perspektivë dhe ajo mund të jetë shpresë se janë të mundshme rezultate para fundit të këtij gjysmëvjetori”, ka theksuar një diplomat i lartë francez. Sytë nga Bullgaria i ka edhe Shqipëria, pasi vetoja bullgare ka bllokuar edhe Tiranën./ Alsat

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI