Flash

Cilët janë qytetet që do të anulojnë eventet në natën e Vitit të Ri për shkak të Covid

Lapsi.al 22 December 2021
Cilët janë qytetet që do të anulojnë eventet në

Për pak njerëzit menduan se gjithçka ju rikthye normalitetit dhe pikërisht festat e fundvitit do të tingëllonin ndryshe. Por Covid, preu të gjithë dëshirat në mes për këto qytetarë në këto shtete.

Një tjetër rritje e Covid-it dhe përhapja e shpejtë e variantit të ri Omicron i ka shkatërruar ato shpresa, të paktën në një pjesë të botës. Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut Bill de Blasio është ende duke menduar se çfarë të bëjë për festën e njohur të Times Square dhe ka premtuar një përgjigje deri për Krishtlindje. Për momentin, është ende i planifikuar dhe të gjithë të ftuarit duhet të vaksinohen plotësisht për të marrë pjesë.

Disa qytete të mëdha në Evropë, ku përhapja e Omicron ka qenë befasuese, kanë njoftuar tashmë se do të anulojnë planet. Qytete të tjera me festime ikonike ende planifikojnë të presin eventet e tyre.

Që nga 21 dhjetori, këtë po bëjnë disa nga qytetet botërore me evente tradicionale të Vitit të Ri. Ndëkohë në Shqipëri ende nuk është dhënë një njoftim zyrtar se çfrë pritet të ndodhë për festat e fundvitit, nëse do të ketë një event në qëndër të Tiranës, apo nëse tubimet në natën e ndërrimit të viteve do të qëndrojnë si një vit më parë.

Eventet e anuluara

Qytetet (ose shtetet) e mëposhtme kanë njoftuar tashmë se do të anulojnë eventet e tyre të mëdha:

BERLIN

Gjermania do të vendosë kufizime të rrepta për të frenuar përhapjen e Covid duke filluar nga 28 dhjetori dhe do të ndalojë tubimet e natës së Vitit të Ri. Nga 28 dhjetori, maksimumi 10 persona do të lejohen të takohen në grup, pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo të shëruar, tha Scholz. Fëmijët 13 vjeç e lart përjashtohen nga kufizimet.

EDINBURG

Festimet publike të Vitit të Ri në Skoci do të anulohen, një njoftim nga, ministri i parë skocez Nicola Sturgeon.

Në një deklaratë, Sturgeon shpjegoi detaje për kufizimet pas Krishtlindjeve për të zbutur përhapjen e Omicron.

LONDËR

Një event i planifikuar për natën e Vitit të Ri në Londër është anuluar për shkak të shqetësimeve për Covid, deklaratë e dhënë nga, kryebashkiaku i Londrës Sadiq Khan.

“Për shkak të rritjes së rasteve Covid, ne kemi marrë vendimin e vështirë për të anuluar eventin tonë NYE në sheshin Trafalgar”, thuhet në postimin në Tëitter nga llogaria e verifikuar e Khan. “Siguria e të gjithë londinezëve duhet të jetë e para”.

Një deklaratë e bashkangjitur në Tëitter tha se festimi pritej të presë 6,500 njerëz në sheshin Trafalgar.

Në vend të kësaj, një program do të transmetohet në mesnatë në BBC One, tha Khan.

PARIS

Parisi ka anuluar shfaqjen e tij tradicionale të fishekzjarreve mbi Avenue Champs-Elysées për të mirëpritur Vitin e Ri për shkak të rritjes së rasteve të koronavirusit.

ROMA

Në Itali, Roma është ndër disa qytete që kanë vendosur të anulojnë festimet për shqetësimet shëndetësore Covid.

Rajoni i Campania ka ndaluar gjithashtu festat dhe konsumimin e alkoolit në zonat publike nga 23 dhjetori deri më 1 janar. Venecia anuloi gjithashtu koncertet e saj në qiell të hapur dhe fishekzjarrët e Vitit të Ri.

RIO DE JANEIRO

Festimet e Vitit të Ri në Rio de Zhaneiro, janë anuluar për shkak të shqetësimeve në rritje të koronavirusit, shkroi në Tëitter të shtunën, 18 dhjetor, kryebashkiaku Eduardo Paes.

©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI