Flash

OKB: 7.3 milionë njerëz në Jemen kanë nevojë për strehim

Lapsi.al 10 November 2021
OKB: 7.3 milionë njerëz në Jemen kanë nevojë për

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) deklaroi se 7,3 milionë njerëz në Jemen kanë nevojë për strehim për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe rritjes së vështirësive ekonomike si rezultat i luftës civile.

Në një deklaratë nga UNHCR në Twitter theksohet se nevoja për strehim ka arritur kulmin si pasojë e luftës civile që po vazhdon prej rreth shtatë vitesh në Jemen.

“7,3 milionë jemenas kanë nevojë për strehim dhe ndihmë ushqimore. 75 për qind prej tyre janë gra dhe fëmijë”, thuhet më tej.

UNHCR gjithashtu njoftoi se një ekspozitë u mbajt sot në kryeqytetin Sana për t’i dhënë zgjidhje nevojës në rritje për strehim në Jemen.

Jemeni është përfshirë nga përleshjet dhe dhuna që nga viti 2014, kur lëvizja rebele Houthi e mbështetur nga Irani mori kontrollin në pjesën më të madhe të vendit, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

Të këshilluara

Franca ashpërson rregullat e vaksinimit

Personat mbi 65 vjeç në Francë së shpejti do të lejohen të udhëtojnë ose të vizitojnë restorante vetëm nëse kanë vaksinën përforcuese kundër koronavirusit, tha ...

08:54

Greqia rikthen pensionet 300 euro në jug

Greqia pritet të rikthejë pensionet për ata që vetëshpallen minoritarë grekë në Shqipëri pas më shumë se një dekadë ndërprerjeje për shkak të krizës së thellë e...

16:19

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI