Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Godet me thikë kalimtarët në Oslo, sulmuesi vritet nga policia

Lapsi.al 9 November 2021
Godet me thikë kalimtarët në Oslo, sulmuesi vritet nga policia

Një burrë i armatosur me thikë ka sulmuar kalimtarët në kryeqytetin norvegjez Oslo, përpara se të vritej brenda një ndërtese nga policia. Mediat vendase publikuan pamjet e agresorit ku shfaqej pa këmishë dhe me armë në dorë. Policia tha se ishin disa persona të goditur me thikë, por nuk dha informacione të mëtejshme për gjendjen e tyre. Sulmuesi vdiq në spital, pasi u qëllua disa herë nga policia. Ai u dërgua me urgjencë ku vdiq pak pas mbërritjes në spital.

Policia nuk ka dhënë detaje për identitetin e sulmuesit dhe ka përjashtuar terrorizimin në lidhje me ngjarjen.

“Ne nuk po përjashtojmë ndonjë motiv, por në këtë fazë nuk ka asgjë që të tregojë se është një sulm terrorist,” u tha gazetarëve inspektori i policisë Egil Jorgen Brekke.

Pamjet e postuara nga dëshmitarët në mediat sociale dhe të transmetuara nga mediat norvegjeze tregojnë një makinë policie duke përplasur burrin në një ndërtesë në përpjekje për ta ndaluar atë. Burri më pas nxiton në automjet, duke hapur derën e pasagjerit dhe duke u mbështetur brenda makinës. “Policia u përpoq ta kapte, ndërsa ai po përpiqej të godiste dikë. Më pas ai sulmoi policinë me thikë dhe u qëllua”, tha shefi i operacionit të policisë Solberg.

Ngjarja vjen një muaj pasi më 14 tetor, në Kongsberg të Norvegjisë, në juglindje të Oslos, një burrë i armatosur me një hark e shigjetë vrau 5 persona.

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI