Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Von der Leyen kërkon sanksione të reja kundër Minskut

Lapsi.al 9 November 2021
Von der Leyen kërkon sanksione të reja kundër Minskut

Në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë po rritet presioni i ardhjes së migrantëve. Ndërkohë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon sanksione të reja kundër Bjellorusisë.

Për shkak të ashpërsimit të grindjes për refugjatët me Bjellorusinë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen kërkon sanksione të reja kundër regjimit në Minsk. Ky regjim duhet të ndalë “instrumentalizimin cinik të migrantëve”, për qëllime politike është shprehur von der Leyen në Bruksel. Ajo kërkoi nga shtete anëtare të BE, “miratimin e zgjerimit të rregullores së sanksioneve kundër autoriteteve bjelloruse, që janë përgjegjëse për këtë sulm hibrid”. Von der Leyen ka diskutuar edhe me krerët e qeverive e vendeve fqinje si Polonia, Lituania, Letonia, masat për mbështetjen në këtë krizë të re.
Ursula von der Leyen
BE po punon sidomos për sanksionimin e shoqërive të fluturimit nga shtete të treta, që “janë pjesëmarrës në transportimin e migrantëve nga Bjellorusia”, tha von der Leyen. Sipas të dhënave, zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Margaritis Schinas do të udhëtojë së shpejti në vendet origjinë dhe tranzit të migrantëve “për të siguruar që shtetasit e këtyre vendeve të mos bien në grackën e krijuar nga autoritetet bjelloruse.” BE akuzon pushtetmbajtësin, Aleksander Lukashenko se po sjell me qëllim refugjatë nga Lindja e afërt në BE për t’u hakmarrë për sanksionet e Brukselit. Mijëra vetë i afrohen gardhit Polonia, Letonia, Lituania kanë njoftuar për kalimin ilegal të kufirit nga Bjellorusia në mijëra raste. Të hënën zëdhënësi i qeverisë polake bëri të ditur, se ishin grumbulluar 3000 deri në 4000 migrantë në afërsi të kufirit polak. Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak shkroi në twitter, se do të angazhohen tani 12.000 ushtarë në kufi, 2000 më shumë se më parë. Forca të tjera janë vendosur në gatishmëri. “Shumica e njerëzve në Poloni e mbështesin kursin e ashpër të qeverisë”, tha korrespondentja e Deutsche Welles, në Poloni, Magdalena Gwozdz-Pallokat, nga ana tjetër “ka organizata humanitare që përpiqen të furnizojnë refugjatët me ushqime e batanije.” Ajo vetë ka qenë ditët e fundit në zonën kufitare për të parë gjendjen. SHBA ka kërkuar nga Bjellorusia të ndalë menjëherë “fushatën e orkestrimit dhe nxitjes ilegale të fluksit të refugjatëve pëmes kufijve të saj në BE”. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price tha, se Uashingtoni dënon përdorimin e “njerëzve të cënueshëm” nga “qeveria Lukashenko”. Për shkak të fluksit të refugatëve në kufirin me Poloninë, ministri federal i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer ka kërkuar mbështetje nga BE. “Këtë nuk mund ta bëjë vetëm as Gjermania dhe as Polonia”, tha Seehofer për gazetën “Bild”. “Ne duhet t’i ndihmojmë qeverisë polake në sigurimin e kufijve të jashtëm të BE. Kjo është në të vërtetë detyrë e Komisionit Europian. Prandaj ndaj tij apeloj që të aktivizohet.” Seehofer akuzoi Lukashenkon, se përdor fatet e refugjatëve “për të destabilizuar” BE./DW

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI