Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Heqja kufizimet e udhëtimit/ Mijëra emigrantë dynden drejt kufinjve amerikanë (FOTO)

Lapsi.al 8 November 2021
Heqja kufizimet e udhëtimit/ Mijëra emigrantë dynden drejt

Duket se lajmi i mirë për heqjen e kufizimeve të udhëtimit për të huaj drej SHBA, ka gëzuar shumë emigrantë të cilët krijuan radhë kilometrike në kufirin me meksikën, në pritje për tu futur në SHBA mëngjesin e kësaj të hëne.

Që prej nisjes së pandemisë udhëtimet për në SHBA nga Meksika, por edhe Kanadaja, ishin kufizuar ndjeshëm.

Por pavarësisht bllokadës 20-mujore, në kufirin jugor amerikan ka pasur një krizë të vazhdueshme për shkak të emigrantëve të shumtë që kërkojnë të futen në SHBA.

Në pikën kufitare San Ysidro në Tijuana, tregtarët ambulantë u panë t’u ofronin ushqim dhe pikë meksikanëve të bllokuar prej orësh në kufi, të cilët prisnin me padurim për t’u futur në SHBA për të takuar familjarët e tyre.

Radhë të gjata u krijuan edhe në Ujëvarën e Niagarës, ku kanadezët kërkonin të kalonin kufirin amerikan për të vizituar shtetin e Nju-Jorkut.

Sipas rregullave të miratuara nga autoritetet amerikane, udhëtarët e huaj që futen në Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të vaksinuar me vaksina anti-Covid të miratuara dhe të tregojnë certifikatën e vaksinimit.

Për momentin, vaksina ruse Sputnik V dhe ajo kineze CanSino, nuk janë miratuar nga SHBA-ja.

Gjithashtu, dokument i vlefshëm për t’u futur në SHBA është edhe testi PCR negativ i kryer jo më shumë se 3 ditë para mbërritjes në SHBA, ose një provë që vërteton se ke kaluar Covid-19 në 3 muajt e fundit.

Fëmijët e pavaksinuar do të lejohet të futen në SHBA nëse udhëtojnë me të rritur që janë plotësisht të vaksinuar.

Të këshilluara

Erdogan shkarkon nga detyra 9 konsuj nderi

Ministria e Jashtme turke njoftoi papritmas se do të largonte nga detyra konsujt e nderit të nëntë vendeve, përfshirë Anglinë, Suedinë dhe Belgjikën. Arsyeja e ...

16:46

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI