Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Franca ashpërson rregullat e vaksinimit

Lapsi.al 10 November 2021
Franca ashpërson rregullat e vaksinimit

Personat mbi 65 vjeç në Francë së shpejti do të lejohen të udhëtojnë ose të vizitojnë restorante vetëm nëse kanë vaksinën përforcuese kundër koronavirusit, tha presidenti francez, Emmanuel Macron.

“Nga 15 dhjetori, do t’ju duhet të siguroni prova të vaksinës, për të zgjatur vlefshmërinë e lejes suaj shëndetësore”, tha ai.

Pavarësisht normës së lartë të vaksinimit – mbi 68 për qind – Franca është duke përjetuar rritje të shkallës së infeksionit me koronavirus.

Të martën, ky vend raportoi 12,476 raste të reja të të infektuarve – shifra më e lartë që nga fillimi i shtatorit.

Leja shëndetësore është bërë e domosdoshme në të gjithë Francën në fund të korrikut.

Njerëzit duhet të tregojnë dëshmi të vaksinimit, të testit negativ ose të rikuperimit nga sëmundja, për të hyrë në restorante, muze, kinema, si dhe për të udhëtuar me tren dhe aeroplan.

Masat kanë shkaktuar disa valë të protestave në rrugë.

“Ne nuk kemi mbaruar me pandeminë”, tha presidenti Macron, duke shtuar se shkalla e infeksionit është rritur për 40% gjatë javës së kaluar.

Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 118,000 njerëzve në Francë./REL

Të këshilluara

Greqia rikthen pensionet 300 euro në jug

Greqia pritet të rikthejë pensionet për ata që vetëshpallen minoritarë grekë në Shqipëri pas më shumë se një dekadë ndërprerjeje për shkak të krizës së thellë e...

16:19

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI