Një shtetas shqiptar i quajtur Agim Çerma është arrestuar në Kolumbi për trafik kokaine me çarter. Çerma është konfirmuar që drejtonte një grup kriminal dhe se merrte para nga Europa dhe kokainë nga Cauca, një vend në lindje të Kolumbisë. Më pas, bënte dërgesa për në Shtetet e Bashkuara përmes transportit ajror. Në operacionin e zhvilluar nga policia e shtetit latin në bashkëpunim me Agjencinë Amerikane Anti-Drogë, DEA, u arrestuan dhe 4 persona të tjerë.
Në operacion janë gjetur dhe sekuestruar 330 kilogramë kokainë, 2 miliardë pesos dhe rreth 450 mijë euro. Autoritetet dyshojnë se Çerma kishte lidhje me kartelin famëkeq të drogës “Clan del Golfo”, që njihet dhe si fraksion paramilitar i përfshirë në disa konflikte të armatosura në Kolumbi.