Reshjet e shiut në Kosovë kanë shkaktuar dëme në disa zona. Uji ka depërtuar në disa lokale dhe hyrje të banesave. Disa komuna janë vënë në gjendje gatishmërie, edhe pse situata nuk ka qenë e rëndë. Por reshjet e vazhdueshme gjatë të dielës kanë shkaktuar vërshime në kryeqytet. Punëtorët e lokaleve dhe banorë të pallateve po mundohen ta largojnë ujin që ka hyrë brenda, teksa duket se është vështirësuar edhe qarkullimi i automjeteve në rrugë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se të gjitha komunat se janë në gjendje gatishmërie për reagim.