Shtatë turistë janë shpëtuar nga policia kufitare në Karaburun pas defektit që ka pësuar mjeti me të cilin po lundronin. Policia Kufitare e Vlorës i ka ardhur në ndihmë një mjeti detar tip Skaf, në zonën e Karaburunit në afërsi të gjirit të Shën Vasili. Skafi ka pësuar defekt në motor dhe për pasojë kanë rrezikuar mbytjen. Turistët kanë arritur të kërkojnë ndihmën e policisë kufitare pranë gjirit “Dhim Kushta” në Karaburun.
Policia Kufitare ka mbërritur në vëndgjarje dhe ka marrë shtatë pushuesit dhe i ka sjellë në Tri Port pa asnjë dëmtim.