Flash

Kim Jong-un refuzon 2 milionë vaksina AstraZeneca

Lapsi.al 9 July 2021
Kim Jong-un refuzon 2 milionë vaksina AstraZeneca

Koreja e Veriut ka refuzuar disa ngarkesa të planifikuara më parë me vaksina të prodhuara nga AstraZeneca për Covid-19. Këto vaksina do të shpërndaheshin në vendin diktatorial nëpërmjet mekanizimit Covax, ndërsa dyshohet se arsye për refuzimin janë bërë efektet anësore të kësaj vaksine.

Covax  kishte njoftuar më herët që në Korenë e Veriut do të shpërndante thuajse 2 milionë doza të AstraZeneca. Ngarkesa e parë pritej t’i dorëzohej vendit nga fundi i marsit por pati vonesa dhe nuk u bë, sipas Koresë së Jugut.

Sipas raportit nga Instituti për Strategjinë e Sigurisë Kombëtare (INSS), i cili është i lidhur me agjencinë e spiunimit të Koresë së Jugut, Pyongyang tashmë po merr në konsideratë opsione të tjera të vaksinës.

Raporti i INSS gjithashtu thotë se Koreja e Veriut nuk është e prirur as ndaj vaksinave kineze për shkak të shqetësimeve se mund të mos jenë aq efektive, por ka treguar interes ndaj dozave të prodhuara në Rusi, me shpresën se do t’i dhuroheshin falas.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI