Flash

Pas Biden, Gjermania e Franca propozojnë Samit me Putin, fjalën e fundit e ka BE

Lapsi.al 24 June 2021
Pas Biden, Gjermania e Franca propozojnë Samit me Putin, fjalën e

Liderët e Bashkimit Evropian gjatë një samiti dy-ditor që fillon të enjten (24 qershor) në Bruksel, do të diskutojnë një strategji të ri të raporteve me Rusinë si dhe për ligjin që ndalon përmbajtjen arsimore LGBTQ (homoseksual, lesbik, biseksual dhe transseksual) në literaturën shkollore të miratuar nga Hungaria.

Në samit do të vendoset nëse BE-ja do të kërkojë një samit me presidentin rus, Vladimir Putin, që do të pasonte takimin e presidentit amerikan, Joe Biden me Putinin të mbajtur në Gjenevë të Zvicrës më 16 qershor.

Përfaqësuesit e Francës dhe Gjermanisë paraqitën një propozim për të mbajtur një samit me Putinin si një përpjekje për të përmirësuar lidhjet për të cilat blloku evropian thotë se kanë hyrë në një “spirale negative”.

Megjithatë, disa diplomatë të BE-së kanë thënë se së pari duhet të ketë përmirësim të raporteve dhe pastaj të vendoset për mbajtjen e samitit.

Shumë vende të BE-së, në veçanti ato të Evropës Lindore janë shumë të kujdesshme kur bëhet fjalë për bisedimet me Kremlinin.

BE-ja dhe Rusia kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, përfshirë Ukrainën dhe Bjellorusinë si dhe të drejtat e njeriut.

BE-ja gjithashtu akuzon Moskën për ndërhyrje në zgjedhje, përhapjen e dezinformimit dhe kërcënimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropën Lindore.

BE-ja pritet gjithashtu që gjatë samitit të publikojë detaje të sanksioneve ekonomike kundër Bjellorusisë pasi ky vend më 23 maj devijoi një fluturim mes dy vendeve të BE-së dhe e detyroni aeroplanin të ulet në Minsk për të arrestuar një gazetar dhe aktivist të opozitës dhe të dashurën e tij.

Debati mbi ligjin anti-LGBT të Hungarisë mbase do të diskutohet në ditën e parë të samitit. Legjislacioni u miratua në 15 qershor dhe pritet të hyjë në fuqi së shpejti.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha më 23 qershor se ligji në mënyrë të qartë “diskriminon njerëzit në bazë të orientimit të tyre seksual”. Ajo tha se ekzekutivi i BE-së po konsideron marrjen e veprimeve ligjore sepse ligji shkel vlerat themelore të bllokut.

Ligji u ndalon fëmijëve dhe të rinjve librat, filmat dhe përmbajtjet tjera, që flasin për seksualitet tjetër, përveç heteroseksualitetit.

Ligji zbatohet edhe për reklamat./rel

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI